Tiranë, 29 prill – Presidenti shqiptar Ilir Meta në largim nga Maqedonia, ku ka marrë pjesë në Samitin e vendeve në Procesin Bërdo-Brioni, që u mbajt në Shkup, gjatë rrugës ka qëndruar edhe në Strugë.
Ai në profilin e tij në Facebook la publikuar disa fotografi dhe në tekst të shkurtër të shkruar në gjuhën maqedonase “Si Struga nuk ka tjetër”, me përkthim në gjuhën shqipe.
“Të drejtë kanë kur thonë: “Kako Struga nema druga” (Si Struga s’ka tjetër). Sot me kryetarin e komunës, mikun tim Ramiz Merko biseduam për perspektivën e shkëlqyer të Strugës, të zhvillohet qendra rajonale turistike, kulturore dhe ekonomike. I falënderoj shumë banorët e Strugës për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore!”, ka shkruar Meta në profilin e tij në Facebook.