Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke iu referuar situatës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut, shkruan se në vendin tonë po mbizoteri një atmofere sigurie dhe demokracisë falë sjelljes së lidershipit politik.
Por presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shton se ndryshe nga ajo që duket në Maqedoninë e Veriut, ndryshe ndodh në Shqipëri.
“Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve. Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër”, shkruan Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.