Manastir, 21 nëntor – Kongresi i Manastirit, Dita e Alfabetit shqip, 22 nëntori është një nga datat më të mëdha të historisë shqiptare, moment kyç përbashkues që e orientoi kombin shqiptar drejt kombeve më të përparuara të botës perëndimore, tha presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në tribunën shkencore të mbajtur sot në Manastir në kuadër të 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit.
Meta këtë e vit e vlerësoi si një vit jashtëzakonisht të rëndësishëm, një vit që do të pasohet siç tha, “nga mjaft ngjarje dhe aktivitete të rëndësishme”.
“Në këtë mënyrë jo vetëm forcojmë e ruajmë vlerat tona më të mira, por edhe bashkëjetesën midis vendeve, popujve dhe në këtë rast dua të falënderoj qeverinë e Maqedonisë për kujdesin për këtë ngjarje”, tha Meta.
Sipas Metës Kongresi i Manastirit është një ngjarje shumë e rëndësishme sepse e përshpejtoi mbajtjen e ngjarjes akoma edhe më të rëndësishme, pavarësinë e Shqipërisë.”
“Me këtë Alfabet u shkrua dokumenti i pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, u nënshkrua deklarata e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, me këtë Alfabet u shkrua shqip edhe Marrëveshja e Ohrit e 13 gushtit më 2001…”, ka nënvizuar Meta dhe publikisht i faleënderoi nënkryministrit Hazbi Lika dh kryteares së Manastriti Natasha Petrovsla për kujdesin që tregojnë pr muzeun dhe për të gjitha planet për ristaurimin dhe pasurimi e Muzuet.
Gjatë vizitës së Muzeut të Alfabetit Meta paralajmëroi përkrahje për aktivitetet që do të organizohen vitin e kaluar të lidhura me 22 nëntorin Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.