Tiranë, 3 shtator – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta e quajti “propagandë anti presidenciale” punën e komisionit anketues, i cili sot edhe zyrtarisht e filloi hetimin kundër tij për mosrespektimin e Kushtetutës, veçanërisht me dispozitën për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Në publikimin në Fejsbuk, Meta vlerëson se gjithçka që bën është me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga respektimi i dekretit më 13 tetor, për kur ai i ka shtyrë zgjedhjet lokale nga 30 qershori.
Zgjidhja e vetme, sipas Metës janë zgjedhjet.
“Propaganda anti presidenciale nuk ndihmon për qeverisjen e të drejtës, që është kusht për fillimin e negociatave më 18 tetor nga ana e Bashkimit Evropian për vendin tonë. Tërheqja e vëmendjes në këtë moment nga obligimi për respektimin e dekretit për 13 tetor për zgjedhje gjithëpërfshirëse nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës, por ndihmon për eskalimin e të njëjtës. Kriteret nga Kopenhaga ende nuk janë hequr nga BE-ja, kështu që respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur ndonjë vullnet politik për fillimin e negociatave më 18 tetor. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme”, ka shkruar Meta.
Shefi i shtetit shqiptar në disa raste ka deklaruar se dalja nga kriza e thellë politike në të cilën më shumë se gjashtë muaj gjendet vendi është më 13 tetor të zbatohen zgjedhjet gjithëpërfshirëse, lokale, parlamentare dhe nëse është e nevojshme edhe zgjedhje presidenciale.
Në këtë, përgjigjja e kryeministrit Edi Rama është se 13 tetori është ditë e thjeshtë e javës si çdo ditë tjetër, se zgjedhje lokale më 30 qershor, ndërsa parlamentare në vitin 2021.
Përndryshe, komisioni anketues i formuar nga parlamenti shqiptar në seancën e sotme ka bërë orar të dëshmitarëve të cilët do t’i pyet rreth mosrespektimit të Kushtetutës nga ana e Metës. Ai megjithatë, në bazë të listës së dëshmitarëve, para komisionit duhet të gjindet deri më 6 shtator. Duke e pasur parasysh reagimin e tij, është më se e sigurt se nuk do të shkojë në “dëgjim në komision”.