Tiranë, 12 gusht – Presidenti shqiptar, Ilir Meta, kërkoi nga kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha të heqin dorë nga lufta për pushtet dhe të mendojnë për zgjedhjet e 13 tetorit, sepse “ende ka kohë për t’iu kthyer shpresa evropiane qytetarëve shqiptarë”.
Ai përkujton se deklarata e tij, e dhënë më 27 qershor të vitit të kaluar pas konkludimeve të Këshillit të BE-së, kur e paralajmëroi politikën shqiptare se koha po kalon dhe zgjedhjet lokale do të jenë provim i rëndë për vendim të negociatave.
“Jo vetëm që kot ishte shpenzuar një vit, pa bashkëpunim, koncentrim dhe përgjegjësi, por gjërat u përkeqësuan vetëm në interes të luftës për pushtet. Por, ende kemi mundësi t’i shfrytëzojmë këto ditë, të mbajmë zgjedhje më 13 tetor të këtij viti, si obligim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri të evitohet ruajtja e zero gjasave që Shqipëria t’i fillojë negociatat për inkuadrim me BE-në, më 18 tetor të këtij viti”, shkroi Meta në Fejsbuk.
Shton se nëse kryeministri nuk dëshiron që presidenti ta luajë rolin e negociuesit, Meta, dyshes Rama-Basha iu propozon përfaqësues ndërkombëtarë të ndërmjetësojnë në dialogun politik.
“Duhet urgjentisht të shfrytëzohet gatishmëria e kryesisë së OSBE-së për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize, me qëllim që të mbahen zgjedhjet lokale më 13 tetor të këtij viti dhe të arrihet marrëveshje për reformë zgjedhore, sa më shpejtë të jetë e mundur”, porositë Meta.
Të gjitha alternativat, sipas presidentit Meta, janë në tryezë politike, por nëse shumica dhe opozita kërkojnë alibi, atëherë ekziston rrezik ta izolojnë vendin nga familja evropiane.