Tiranë, 31 tetor – Presidenti shqiptar, Ilir Meta, reagoi lidhur me incidentin e së dielës në Bularat, gjatë të cilit mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kaçifas, duke e vlerësuar si ngjarje të izoluar e cila “nuk duhet të ndikojë ndaj miqësisë shqiptaro-greke”.
“Pakica greke në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do të vazhdojnë të jenë urë solide e këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie”, vlerëson Meta.
Ai u bëri apel partive politike që ngjarjen të mos e përdorin për qëllime politike.
Presidenti Meta i vlerësoi qëndrimet e ministrit grek të Kulturës për ngjarjen dhe u bëri thirrje të gjithëve të mos tentojnë ta shfrytëzojnë këtë ngjarje për retorikë nacionaliste dhe nevoja destruktive politike.
Rreth ngjarjes paraprakisht reagoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes profilit të tij në Tuiter.
“Të dashur fqinj! Në vend se ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një krimineli i cili gjuajti ndaj policisë sonë, e cila vetëm e kryente detyrën e vet, na u bashkangjitni në falëdnerimin drejt Zotit se nuk është humbur asnjë jetë e tyre nga marrëzia ekstremiste”, shkroi Rama në Tuiter.
Rreth incidentit, i cili shkaktoi ftofje të marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës, reaguan edhe partitë politike.
Për partinë e Drejtësisë dhe Unitetit, parti e çamëve të dëbuar nga Greqia, vrasja e Kaçifasit “nuk është kronikë e zezë, por ngjarje e paralajmëpruar politike”.
Kryetari i partisë për Mbrojtjen e të drejtave të njeriut, parti e pakicës greke, Vabgjel Dule konsideron se policia shqiptare ka vepruar në mënyrë joprofesionale dhe kërkon në hetim të kyçen edhe përfaqësues të organeve kompetente greke.