Tiranë, 19 qershor – Presidenti shqiptar, Ilir meta, sot pasdite i dërgoi letër Zyres së OSBE/ODIHR-së në Shqipëri, në të cilën informon për dekretin për shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale dhe se sipas të njejtës, zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Në letrën e cila i adresohet ministrit të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, vendi i të cilit është kryesuese me Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe drejtorit të Zyres së OSBE-së për institucione demokratike, Ingibjorg Solrun Gusladotir, presidenti Meta vë në dijeni se nëse zgjedhjet mbahen në kundërshtim me dekretin e tij të fundit do të jenë të pavlefshme, transmeton KOHA.
Presidenti mes tjerash kërkon edhe zbatim të dekretit të tij të publikuar në Gazetë zyrtare. “Dekreti është tërësisht ligjor dhe ai duhet të respektohet dhe zbatohet nga të gjitha institucionet, përfshirë edhe trupat zgjedhorë. Përpjekjet e kryeministrit për të mbajtur zgjedhje me çdo çmim më 30 qershor nuk janë asgjë më shumë se përkeqësim i krizës politike në vend. Sipas legjislaturës valide, dispozita nr.1199 nga 10.06.2019 është në fuqi dhe është publikuar në Gazetë zyrtare të Republikës së Shqipërisë më 11 qershor”, qëndron në letër.