Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në vijim të vendimit të Këshillit Evropian të qershorit, e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.
Ai në takimin e sotëm me komisarin evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, e çmoi angazhimin e menjëhershëm të tij për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin ardhshëm.
Meta e vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave.
“Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për ecurinë e suksesshme të reformave” theksoi presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në takimin me komisarin evropian Johanes Han.