Presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili është për vizitë në Turqi, dhe kolegu i tij turk Rexhep Taip Erdogan lartë i kanë vlerësuar “marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis të dyja vendeve dhe e kanë shprehur përcaktimin e përbashkët për avancimin e tyre”.
“Kënaqësi e madhe nga mikpritja e ngrohtë në takimin me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në të cilin i vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis të dyja vendeve dhe popujve dhe vullnetin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen”, ka shkruar Meta në profilin e tij në Fejsbuk.
Të dy bashkëbiseduesit theks të veçantë kanë vënë në përpjekjet e përbashkëta për stabilitet dhe paqe në rajon, si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis të dyja vendeve.
“Partneriteti strategjik midis të dyja vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve tona”, ka shkruar Meta.(koha.mk)