Tiranë, 9 janar – Suksesi i dialogut Kosovë-Serbi do të kontribuojë për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve dhe për konsolidim të bashkëjetesës dhe paqes në rajon, vlerësoi dje presidenti shqiptar Ilir Meta pas takimit me liderin e partisë opozitare në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, i cili po qëndron në Tiranë.
“Kisha kënaqësi të veçantë që të realizoj takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe forcim të perspektivës evropiane, jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në gjithë rajonin tonë, ishte temë kryesore (e bisedimeve). Në këtë drejtim, e theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që është në shërbim të së ardhshmes evropiane të të dyja vendeve dhe konsolidimin e bashkëjetesës dhe paqes në rajon”, shkroi Meta në Fejsbuk.
Meta thekson edhe se Vetëvendosja duhet të luajë rol të rëndësishëm në forcimin e shtetit të Kosovës dhe në arritjen e konsensusit të plotë për dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë.