Tiranë, 14 shkurt – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta shprehu ngushëllime deri tek familjet e viktimave në aksidentin e rëndë që dje pasdite ka ndodhur në rrugën Shkup-Tetovë, tek fshati Llaskarcë.
Në profilin e tij në Fejsbuk, ai ka shkruar se është goditur dhe pikëlluar thellë nga lajmi i tmerrshëm dhe është shpirtërisht me familjet e viktimave.
“Thellë të goditur dhe të pikëlluar nga lajmet shokuese për jetët e humbura në tragjedinë me autobusin në autostradën Shkup-Tetovë. Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror! Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!”, ka shkruar Meta.
Ngushëllime të thella deri tek të afërmit e viktimave ka shprehur e dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
“Jemi të gjithë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet për humbjen e njerëzve të dashur. Solidaritet vëllazëror me qytetarët e Gostivarit”, u shpreh Ruçi. (koha.mk)