Tiranë, 16 qershor – Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama e përshëndetën vendimin e Holandës të japë dritë të gjelbërt për hapje të negociatave ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.
Meta thekson se plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do shoqërojë vendin në këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.
Sipas tij, vendi duhet ta mbajë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave.
“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë. Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi”, shënoi Meta në Fejsbuk.
Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve.
“Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua.Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje. Nuk ka kohë për pushim”, shënoi Rama në Fejsbuk.
Ministri i ri holandez i punëve të Jashtme, Singrid Kag, e ka lavdëruar përparimin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ballkanik prej më parë ka arritur përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar.