Tiranë, 20 qershor – Presidenti shqiptar, Ilir Meta reagoi lidhur me situatën aktuale politike në vend, duke porositur se nuk është koha për dëshmim të fuqisë dhe nxitjes së retorikës së ndarjeve, por “politika duhet të bëjë kthesë për shkak të interesave nacionale”, transmeton KOHA.
“Në asnjë rast nuk është momenti për dëshmim të fuqisë, retorikës së ndarjeve dhe provokimeve, por e maturisë, kujdesit dhe përgjegjësisë së madhe për interesat nacionale të vendit dhe vazhdimit të integrimit evropian, që është qëllim kombëtar i të gjithë shqiptarëve. Sërish insistoj në dialog mes partive dhe njëkohësisht e shpreh gatishmërinë time të kontribuoj për zgjidhje të mirë”, porositi Meta.
Ai shton se kanë kaluar dhjetë ditë prej se është në fuqi dekreti i sjellë nga presidenti i Republikës për shtyrje të datës së zgjedhjeve – 30 qershori.
Paraprakisht kryeministri shqiptar Edi Rama, nga foltorja e Parlamentit në mbledhjen e sotme plenare e akuzoi presidentin Meta për veprimet e tij, duke thënë se “po i hedh benzinë zjarrit” dhe e porositi se edhe përkundër gjithçkaje, zgjedhjet më 30 qershor do të mbahen. (koha.mk)