Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka konsideruar një hap të rëndësishëm votimin për ndryshimet kushtetues në Maqedoni.
“Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur”, ka shkruar Meta në Fejsbuk.
Ai e ka përgëzuar qeverinë e kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që sipas tij, “jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë”.