Elizabeta është mësuese në Mindoro të Filipineve. Ajo nuk është një mësuese e zakonshme. Ajo nuk është një mësuese e mirë. As mësuese e përkryer.
Elizabeta është më mirë se sa të gjitha këto definicione. Nuk ka fjalë të cilat mund ta përshkruajnë Elizabetën si mësuese. Sidoqoftë, është një përshkrim i cili ngjan me Elizabetën. Ideologjike. Mësuesit e Elizabetës janë shumë me fat, ndonëse jo të gjithë mund ta kuptojnë këtë sot, ata do ta kuptojnë një ditë se realisht, shkollimi i tyre fillon tre orë para se të nisë mësimi.
Kjo ndodh sepse tre orë zgjat udhëtimi i Elizabetës për të shkuar në shkollë, dhe tre orë për t’u kthyer, transmeton lajmi.net Mënyra se si ajo shkon në shkollë, sakrifikon kohën e saj, tregon se sa e devotshme është Elizabeta ndaj nxënësve. Gjithashtu kjo tregon se sa e çmon ajo edukimin. E shihni, Elizabeta kalon përmes maleve, pesë lumenjve, fushave e pyjeve vetëm për një destinacion.
Çdo mësim që ajo e jep në klasë është i rëndësishëm. Megjithatë, të gjitha këto janë në proporcion me veprimet dhe sakrificën e një mësueseje për të ardhur dhe për t’u kthyer nga shkolla.