Sipas informacioneve të MPB-së, dje në ora 14:30 në stacionin policor Karposh, M.D.(46) nga Shkupi ka raportuar se me datë 22.03.2023 rreth orës 10:30 në një shkollë fillore private në Shkup, vajza e saj e mitur është sulmuar fizikisht nga mësuesja e saj, e cila për goditje ndaj nxënëses ka përdorur dhe një send të fortë.
Nga MPB kanë bërë të ditur se po merren masa për zbardhjen e rastit.