Eliasi është mësuesi i ri i anglishtes në një shkollë në Finlandën jugore. Mësuesi ka durim të pafund dhe asnjëherë nuk e bën që një nxënës të ndihet në siklet pas një pyetjeje. Bëhet fjalë për një opsion për mësimin e gjuhës, që përfshin një robot humanoid dhe një aplikacion, që aktualisht po testohet në një program pilot njëvjeçar, përkrah mësimit të matematikës nga një tjetër robot, në një shkollë fillore në qytetin e tretë më të madh të Finlandës. Roboti Elias mund të flasë 23 gjuhë dhe është i pajisur me një program që e lejon të kuptojë kërkesat e nxënësve. Ai komunikon në gjuhën vendase apo anglisht, si dhe njeh nivelet e aftësive të nxënësve. Disa nga mësuesit njerëz, që kanë punuar me këtë teknologji, e shikojnë si një nga shumë mënyrat e edukimit që mund të përdoret për t’i angazhuar fëmijët më shumë me mësimin. Sipas tyre, ideja është që fëmijët të përfshihen dhe të motivohen, duke u bërë më aktivë. Përdorimi i robotëve në klasë nuk është diçka e re. Vetë nxënësit thonë se janë të entuzismuar nga mësimi me mësuesin robot. Pavarësisht aftësive të tyre në gjuhën e huaj apo matematikë, paaftësia e robotëve për të ruajtur disiplinën në një klasë filloreje do të thotë se, të paktën edhe për disa kohë, vendet e punës të mësuesve njerëz nuk rrezikohen.