“Mësuam nga humbja me Unitedin”

Massimiliano Allegri shpjegon pse la jashtë formacionit Leonardo Bonucci-n ndaj Milan dhe se si Juventus ka mësuar nga humbja me Manchester United.

“U rikthyem menjëherë te fitorja pas disfatës me Manchester United, që na tronditi. Bëmë mirë që sulmuam në këtë ndeshje pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të mos pësuar gol në pesë minutat e fundit si ndaj United,” shprehet Allegri për Sky Sport Italia.

“Po bëjmë disa paraqitje të mira, duke marrë fitore të rëndësishme. Kjo ishte një javë e mirë në kampionat, pasi Inter humbi në Bergamo dhe ne ruajtëm distancën me Napolin, që po luan një tjetër sezon të madh”, shtoi ai.

“Bonucci jashtë formacionit? Kishte nevojë për një ndeshje pushim dhe rastisi kundër Milan. Edhe në stol është sharë dhe ofenduar nga stadiumi, kështu që më mirë kështu. Të gjithë më thanë se luajtëm mirë pas ndeshjes me Man United, por kjo nuk vlen nëse humbet. Kemi akoma nevojë të përmirësohemi në disa aspekte”, deklaroi Allegri.