Mesterhazi: Jeni të gatshëm dhe e keni merituar pozitën në NATO

2

Shkup, 11 shkurt – E merituat vendin tuaj me përcaktimin dhe përkushtimin aktiv të arritjes së sigurisë euroatlantike. Dëshmuat se vendi i juaj është i gatshëm t’i pranojë obligimet e aleatit NATO-s, theksoi u.d. kryetari i AP NATO, Atila Mesterhazi, pas votimit të Ligjit për Ratifikimin e Këshillit Veriatlantik.

“Asambleja jonë ishte kampione e dyerve të hapura të NATO-s, e cila lejoi dhe ia dha mbështetjen e plotë inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s. Njëri bashkëpunëtor akoma duhet ta kalojë ratifikimin, por ne e respektojmë vendimin e pavarur të parlamentit të pavarur por sot ne votojmë edhe pse e kemi edhe një hap që të përfundojë qasja”, tha Mesterhazi.

Sipas përfaqësuesit të NATO-s, rruga e vendit drejt NATO-s, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë.

Na duhej durim i madh dhe guxim politik që të tejkalohen dallimet historike me fqinjin tuaj. Megjithatë të gjitha angazhimet janë shpaguar. Ju me të vërtetë e keni merituar vendin tuaj me përcaktimin tuaj dhe përkushtimin aktiv të arritjes së sigurisë euroatlantike. Ju tashmë keni dëshmuar se vendi i juaj është i gatshëm dhe i përgatitur t’i plotësojë obligimet e aleatit NATO”, tha Mesterhazi.

SI anëtare e NATO-s, shtoi ai siguria juaj do të jetë edhe siguri e jona.

“29 miq dhe bashkëpunëtorë do t’ju ndihmojnë që t’u sigurohet dhe t’u përgjigjen kërkesave të juaja pavarësisht se çfarë kërkohet. Kjo lidhshmëri dhe kjo Aleancë ndaj së cilës afroheni është organizata e vetme dhe jo vetëm ushtarako-politike por gjithashtu Aleancë e demokracisë e cila u shërben mirëqenies së qytetarëve dhe sigurisë”, tha u.d. kryetar i AS NATO, Atila Mesterhazi.

Mesazhi ynë, sipas tij, do të dërgojë një mesazh shumë të rëndësishëm në rajon.

Mesterhazi ishte përfaqësuesi zyrtar i NATO-s në seancën solemne kuvendore me rastin e Ratifikimit të protokollit për NATO-n, me ç’rast edhe zyrtarisht flamuri i NATO-s u vendos para godinës së Kuvendit.(koha.mk)

Comments are closed.