Statuja e Leo Messit, që ndodhet në “Paseo de las Glorias” të Buenos Airesit, ishte viktimë e një sulmi vandalizmi. Ajo u paraqit të dielën me këmbët e prera. Ky është akti i dytë i vandalizmit të vuajtur nga kjo statujë e inauguruar më 28 qershor 2016 në bregdetin e jugut të kryeqytetit të Argjentinës. Herën e parë ndodhi në janar të këtij viti dhe pësoi dëme.
Ky imazh realist i skulptorit Karlos Benavidez do të transferohet në Drejtorinë e Monumenteve dhe Veprave të Artit të qytetit që të rikthehet si më parë nga e hëna. “Paseo de las Glorias” është një vend publik, ku janë ngritur statujat e sportistëve kryesorë të Argjentinës, si e basketbollistit Manu Ginobili, ish-tenistëve Guillermo Vilas dhe Gabriela Sabatini, ish-lojtarit të ragbi, Hugo Porta, ish-lojtarit të hokejit Luçiana Ajmar, kampionit të golfit, Roberto De Viçenco, ish-boksierit Paskual Perez dhe ish-pilotit të Formula 1, Huan Manuel Fangio. Kjo hapësirë u krijua në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Olimpike Rinore të vitit të ardhshëm, që do të mbahen në Buenos Aires. Policia tha se nuk kishte informata për identitetin e autorëve. Në janar, monumenti u pre në gjysmë, nga beli, deri para se të riparohej dhe të ringrihej nga qeveria e qytetit ditë më vonë. “Statuja ishte viktimë e një vandalizmi”, – tha atëherë sekretariati i kulturës së qytetit. Statuja u rizbulua në qershor, pak pasi Argjentina humbi finalen e “Copa America” në finalen ndaj Kilit, me penallti, një humbje që e bëri Leo Messin të thoshte se po largohej nga ekipi kombëtar. Futbollisti i Barcelonës është shumë i dashur në atdheun e tij. Ylli i Barcelonës ka, megjithatë, kritikët e tij, veçanërisht ata që kritikojnë performancat e Messit për Argjentinën, me të cilën ka humbur tri finale të mëdha në dy vjet, duke përfshirë edhe Kupën e Botës 2014.