Një foto është shpërndarë në rrjetet sociale ku shihen Lionel Messi dhe Paul Pogba duke biseduar në Dubai, dhe duke pirë çaj. Paul Pogba nuk është pjesë e Kombëtares së Francës për shkak të lëndimit, fotot janë shpërndarë në Tëitter. Messi dhe Pogba së fundi kanë rritur performancën e tyre individuale për ekipet respektive.
Pogba po shënon pothuaj në çdo ndeshje për Manchester Unitedin në krizë, duke qenë lojtari më i mirë. Është përfolur shumë edhe kalimi i tij në Barcelonë – e cila repartin më të fortë të dikurshëm, mesfushën, aktualisht e ka më të dobëtën.