Ditët e fundit po flitet shumë për një transferim të Lionel Messit te Interi. Është shumë e vështirë të ndodhë, por ekziston edhe mundësia që argjentinasi të ndryshojë ambient, me Interin që është gati për një çmenduri financiare. N
ga Spanja thuhet Messi ka acaruar raportet me presidentin aktual të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Përveç kësaj, Messi ka mbetur në vitin e fundit të kontratës dhe vitin tjetër mund të largohet falas. Juventus i pagoi Real Madridit 100 milionë euro për të nënshkruar me Cristiano Ronaldo dhe Messi mund të kushtojë dy herë më shumë në tarifat e transferimit.
Nëse Messi kushton 200 milionë dhe i jepet një kontratë trevjeçare me vlerë 50 milionë euro neto në vit, e cila është e barabartë me 150 milionë neto ose 300 milionë euro bruto, kostoja totale e marrëveshjes do të ishte rreth 500 milionë bruto. Shifra stratosferike për Interin, por bëhet fjalë për futbollistin më të mirë në planet dhe investimi ndoshta mund t’ia vlejë.