Ekipi i Ligue 1 i ka thënë Neymar se është gati të paguajë klauzolën 222 mln euro dhe i ka ofruar një rrogë 600,000 euro neto në javë. Presidenti i Barcelona-s Josep Bartomeu nuk ka arritur të bindë Neymar të qëndrojë, dhe sipas Mundo Deportivo, kolegët e sulmit po mundohen të bëjnë të njëjtën gjë.
Në rast se sulmuesi brazilian do të largohet, Barcelona do të mundohet ta zëvendësojë me bashkëkombësin e tij Philippe Coutinho, i cili kushton 80 mln euro, por ai është mund të mbërrijë në Spanjë edhe për të bindur Neymar të qëndrojë pasi dihet se janë shokë të ngushtë te përfaqësuesja braziliane.