Lionel Messi më në fund e ka thyer mallkimin që kishte rënë mbi të në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke shënuar për herë të parë pas plot gjashtë viteve.
Superylli argjentinas e gjeti mënyrën më të mirë për ta bërë duke, duke e kaluar Barcelonën në epërsi ndaj Manchester Unitedit me një gol të jashtëzakonshëm individual, shkruan Gazeta Express.
Hera e fundit kur Messi kishte shënuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ishte në sezonin 2012/2013 kundër Paris Saint-Germainit.
Messi shënoi sonte në Camp Nou, në ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër Unitedit, duke e kaluar Ashley Young dhe Fred para se ta mposhte David de Gean në minutën e 16-të.
31-vjeçari shënoi edhe një herë tjetër vetëm katër minuta më vonë, duke e dyfishuar epërsinë e Barçës. /Gazeta Express/ (koha.mk)