Messi: Nuk besoj të luaj edhe për shumë kohë

Lionel Messi vijon ende të dhurojë spektakël në fushën e blertë edhe pse tashmë është në moshën 35-vjeçare. Megjithatë, koha punon kundër një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit dhe ashtu siç edhe ai vetë e pranon, nuk do të jetë e largët dita kur të tërhiqet. Në një intervistë për sajtin zyrtar të CONMENBOL, Messi shprehet se pasi të “varë këpucët në gozhdë” do të qëndroj pranë botës së futbollit, por nuk e ka vendosur se cilin pozicion do të mbajë. Nga ana tjetër, “pleshti” shton se për momentin ndjehet mirë në Paris.

“Të luaj futboll është gjëja më pëlqen dhe më argëton më së shumti. Është i vetmi profesion që kam ndjekur përgjatë gjithë jetës sime, kur të tërhiqem mendoj se do të qëndroj pranë botës së futbollit. Por, nuk e di në çfarë roli. Nuk besoj se do të luaj edhe për shumë kohë.

Të rikthehem në Argjentina para se të tërhiqem? Nuk e di, në jetë ndodhin shumë gjëra. Ishte një ëndërr që e kam pasur prej fëmijërisë, por tani varet nga shumë faktorë. Kam një familje nga pas, kam tre fëmijë dhe sapo bëra një ndryshim thelbësor në jetë. Kjo më kushtoi shumë mua dhe familjes sime, tani jam mirë ndaj për të ardhmen duhet të presim dhe të shohim”.

Advertisements

Favoritët në Botëror? “Favoritët janë ato të përhershmit. Mund të ketë surpriza, por kombëtaret që mund të fitojnë janë të njëjtat. Mendoj se në “Pole Position” është Brazili, Franca, Anglia, por në një Botëror gjithçka mund të ndodhë”.

Suksesi në Kupën e Amerikës- “E doja shumë atë trofe, kemi humbur shumë finale me fanellën e Argjentinës. Kisha fituar gjithçka me Barcelonën, por më mungonte një trofe me kombëtaren time dhe për mua ishte diçka speciale”, u shpreh Messi.