Barcelona fitoi titullin e 26-të në historinë e La Liga, teksa Lionel Messi arriti të fitojë titullin e 10-të në kampionatin spanjoll me Barcelonën. Në total, Messi ka fituar 34 tituj me fanellën katalanase: 10 La Liga, 4 Champions League, 6 Copa del Rey, 8 Superkupa të Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Botëror Klubesh.
Tani, sulmuesi argjentinas është pranë një tjetër rekordi që mbahet nga legjenda e Manchester United. Plot 46 trofe ka fituar uellsiani me fanellën e “Djajve të Kuq” nga viti 1990 deri në vitin 2014, kur u tërhoq nga futbolli.
Messi ka shansin ta barazojë këtë rekord që këtë sezon, nëse ia del të fitojë në finalen e Copa del Rey dhe të triumfojë në Champions League.
Giggs ka fituar: 13 Premier League, 10 Superkupa të Anglisë, 4 Kupa të Ligës, 2 Champions League, 1 Superkupë të Europës. 1 Kupë Internacionale dhe një Botëror Klubesh.
Ndërkohë që lojtari me më shumë trofe në botë mbetet Dani Alves, i cili numëron 42 tituj me skuadra si Bahia, Sevilla, Barcelona, Juventus, PSG dhe Brazilin.