Ditëve të fundit është përfolur goxha sa i përket të ardhmes së tij. Fjala është për njërin prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, Leo Messi, i cili ka mohuar zërat që e largojnë atë nga “Camp Nou”, duke deklaruar faktin se synimi i tij parësor nuk janë paratë, por projekti fitues, informon GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
“Barcelona është shtëpia ime, dua të mbetem këtu. Por, kërkoj një projekt fitues”, deklaroi Messi për të përditshmen sportive katalunase, “Sport”.
“Dua të vazhdoj të fitoj tituj me këtë klub, të vazhdoj të bëjmë gjëra të rëndësishme së bashku”, shtoi ai. “Për mua nuk kanë rëndësi klauzolat dhe paratë. Më e rëndësishmja për mua është të kemi një projekt fitues”, përfundoi fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë”.