[adning id="476476"]

Messi kalon shifrat e Neymarit, PSG “boom” të ardhurash nga argjentinasi

46

 

Impakti i nënshkrimit të Lionel Messit me PSG ishte i menjëhershëm në klubin francez. Sipas “L’Equipe”, transferimi i argjentinasit në “Parc des Prince”, pati një ndikim fenomenal në ekonominë e klubit, madje edhe më të madh se në momentin e blerjes së Neymarit. Fanella e Leo Messit shitet 50 për qind më shtrenjtë se ajo e Neymarit, kur mbërriti te PSG.

Për shkak të rritjes së shitjeve, kompania që siguron uniformat për klubin parizien nxori në treg ​​një version të quajtur “fan jersey”, me një stok prej 100 000 fanellash, që do të shiten me 45 euro copa, pra me një vlerë më e ulët se versioni që shitet zakonisht.

“L’Equipe” gjithashtu raportoi se ardhja e Leo Messit krijoi një shtim të ndjeshëm të fansave në rrjetet në rrjetet sociale të PSG.

Platformat e ndryshme të klubit përjetuan një rritje prej 20%, pra rreth 25 milionë ndjekës të rinj. Paris Saint-Germain tejkaloi 140 milionë ndjekës dhe ka tejkaluar markat e njohura si Chanel, Dior ose Louis Vuitton.

Firma me Messin gjithashtu tërhoqi interes për kontrata të reja. PSG mbylli marrëveshjet me partnerë të rinj: Christian Dior u zëvendësua Hugo Boss si një markë veshjesh për klubin dhe më pas ata mbyllën një marrëveshje me Crypto, platforma e kriptovalutave numër 1 në botë, e cila do të paguajë midis 25 dhe 30 milionë euro në sezon për tri vitet e ardhshme.