Skuadra e Barcelonës ka fituar mbrëmë ndaj Real Betisit me rezultatin 1-4. Leo Messi ka shkëlqyer për ekipin katalunas, ku shënoi hat-trick dhe zhvilloi një ndeshje perfekte, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta Koha. Messi u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në fushë, ku tha se merituan tre pikët.
“Pas humbjes së Atleticos, nuk mund të reagonim ndryshe,” tha Messi. “Është një fitore shumë e rëndësishme sot. Golat janë të rëndësishëm – pasi na lejojnë të marrim tre pikë dhe kemi përfituar nga një mundësi shumë e mirë”.
Messi gjithashtu u befasua nga mikpritja e tifozëve të Real Betis, të cilët kënduan emrin e tij pas golit të tretë të argjentinasit.
“Unë kurrë nuk kam pasur tifoz rival që më kanë mbështetur si tifozët e Betisit”, përfundoi Messi.
https://www.youtube.com/watch?v=6IRnfdnyW4Y