Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka bërë një gjest interesant. Ai e ka blerë shtëpinë e komshiut, pasi ky i fundit i bënte zhurmë. Këtë ndodhi të argjentinasit e ka zbuluar Ivan Rakitic. “Unë nuk kam probleme me komshinjtë, ashtu siç kishte Messi në Castelldefels. Atij iu desh të blinte shtëpinë e komshiut, sepse ai bënte zhurmë të madhe”, deklaroi reprezentuesi kroat.