Me dopietën e tij kundër Las Palmas, në ndeshjen e mbyllur të dielën në “Camp Nou”, Lionel Messi u ngjit në vendin e tretë, në klasifikimin për “Këpucën e Artë”. Ky çmim shpërblen “artilerinë” e nivelit më të lartë të ligave evropiane. Argjentinasi ka arritur 11 pikë deri tani në Ligën Spanjolle, duke përforcuar epërsinë e tij si “Pichichi” dhe është tejkaluar vetëm nga Albert Prosa, sulmuesi i Infonet Estonian, i cili ka 25 gola dhe 25 pikë. Radamel Falkao (Monako) është i dyti me 12 gola dhe 24 pikë, në Ligën Franceze, kampionat i cili u rikthye në “top 5” ligat më të mira evropiane, sipas renditjes së UEFA-s. Messi mposhti këtë fundjavë Paulo Dybala, i cili humbi një penallti në minutën e 84-t me Juventusin dhe nuk arriti të fitojë (2-2) në shtëpinë e Atalantës. Ylli bardhezi ka 10 gola në Seria A.
Klasifikimi i “Këpucës së Artë”
Prosa (Infonet/Est) – 25 gola (x1) – 25 pikë
Falkao (Mónaco/Fra) – 12 gola (x2) – 24 pikë
Messi (Barcelona/Spa) – 11 gola (x2) – 22 pikë
Sappinen (Flora/Est) – 22 gola (x1) – 22 pikë
Gordeiçuk (BATE Borisov/Bjell) – 14 gola (x1,5) – 21 pikë
Dybala (Juventus/Ita) – 10 gola (x2) – 20 pikë
Maguire (Kork Siti/Irl) – 20 gola (x2) – 20 pikë
Gohou (Kairat Almaty/Kaz) – 20 gola (x1) – 20 pikë
Immobile (Lacio/Ita) – 9 gola (x2) – 18 pikë
Hunt (Levadia/Est) – 18 gola (x1) – 18 pikë
Bjarnason (Grindavik/Isl) – 18 gola (x1) – 18 pikë
Eriksson (Djurgarden/Sue) – 12 gola (1,5) – 18 pikë
Holmberg (Norrkoping/Sue) – 12 gola (1,5) – 18 pikë