Për shumicën e njerëzve, FIFA është mënyra e vetme për të veshur ngjyrat e skuadrës së preferuar në nivelet më të larta. Por Lionel Messi nuk është si gjithë të tjerët, pasi ka fituar 43 trofe individuale dhe me skuadrën e tij gjatë një karriere të pabesueshme në nivelet më të larta të lojës. Por kjo nuk e ndalon yllin e Barcelona-s për t’u ulur përpara ekranit edhe kur nuk është në fushë, siç e ka bërë edhe të hënën përkrah djalit të tij Thiago.
Messi dhe djali i tij 5-vjeçar janë fotografuar duke shijuar një lojë FIFA në PlayStation nga gruaja e tij Antonella Roccuzzo. Thiago kishte veshur fanellën e Barcelona-s teksa të dy kanë rikrijuar El Clasico-n midis Real dhe Barça. Messi ka shijuar suksese të mëdha në derbit e viteve të fundit dhe në ndeshjen e FIFA-s, gjigantët katalanas ishin duke fituar 3-1, siç duket nga foto e postuar nga Roccuzzo në Instagram.