Leo Messi ishte ylli i “El Clasicos” së fundit, para kësaj të së shtunës së ardhshme në “Santiago Bernabeu”, duke shpresuar për të përsëritur një skenar që e motivon atë në masë të madhe, siç tregohet nga numrat e tij në transfertë mbi rivalin e përjetshëm: 14 gola në 18 ndeshje, që ai ka luajtur atje. Në klasiken e fundit, më 23 prill, Leo veshi “Sant Jordi” dhe gozhdoi portën e madrilenëve në minutën e fundit të lojës, për të dënuar vendësit me rezultatin 2-3. Argjentinasi nënshkroi golin e tij të 500-të me Barçën dhe vuri të tijtë në ndjekje të afërt me Real Madridin. Përkundër këtij suksesi të ri në shtëpinë e rivalit të përjetshëm, Barcelona nuk ishte në gjendje të merrte titullin, i cili shkoi për skuadrën e Zidanit, ashtu si Çampionsi. Messi dhe shokët e tij vuajtën poshtërimin nga galaktikët në dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës, pa Kristiano Ronaldon, ikonë e të bardhëve dhe konkurrenti më i madh i “La Pulga” për çmimet individuale. Messi dhe CR7 kanë përfunduar duke u përputhur me pesë “Topa të Artë” secili, për momentin. Në përputhje me rrethanat, Leo Messi mund të mburret të jetë shënuesi më i mirë i “El Classico”-s. Gjithsej, argjentinasi ka shënuar 24 gola ndaj Real Madridit në 36 ndeshje, duke numëruar La Liga-n, Kupën e Mbretit, Superkupën Spanjolle dhe Ligën e Kampionëve.
Shtatë gola më shumë se Ronaldo
Në renditjen e golashënuesve historikë të klasikes spanjolle, Leo Messi shfaqet si numri një me 24 gola. Në një distancë të konsiderueshme tashmë nga i dyti në këtë renditje, Alfredo Di Stefano, i cili nënshkroi 18 gola në “El Classico”. Podiumin e kompleton Kristiano Ronaldo. Portugezi, i cili erdhi në ligën spanjolle në verën e vitit 2009, ka shënuar shtatë gola më pak se ylli i katalanasve. Me siguri, fjalët e Kristiano Ronaldos në revistën “France Football”, ku portugezi u vetëshpall si “lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, pasi mori “Topin e Artë” të pestë, do të jenë një tjetër nxitje për Messin. Ky i fundit ka qenë gjithmonë shumë respektues me portugezin, me të cilin përjeton një rivalitet të shëndetshëm, por këtë të shtunë, nëse mund të shënojë, ai nuk do të mendojë dy herë.
Përmbledhje:
Ndeshjet që luajti kundër Real Madridit: 36 (16 fitore – 8 barazime – 12 humbje) dhe 24 gola të shënuar;
Në “Camp Nou”: 16 ndeshje (7 fitore – 5 barazime – 4 humbje) dhe 10 gola të shënuar;
Në “Santiago Bernabeu”: 18 ndeshje (9 fitore – 3 barazime – 6 humbje) dhe 14 gola të shënuar;
Në fushë neutrale (“Mestalla”): 2 ndeshje (0 fitore – 0 barazime – 2 humbje) dhe 0 gola të shënuar;
Në La Liga: 22 ndeshje (12 fitore – 4 barazime – 6 humbje) dhe 16 gola të shënuar;
Në Kupën e Mbretit: 6 ndeshje (1 fitore – 2 barazime – 3 humbje) dhe 0 gola të shënuar;
Në Superkupën e Spanjës: 6 ndeshje (2 fitore – 1 barazim – 3 humbje) dhe 6 gola të shënuar;
Në Liga e Kampionëve: 2 ndeshje (1 fitore – 1 barazim – 0 humbje) dhe 2 gola të shënuar;