“La Masia” mund të nxjerrë në të ardhmen të tjerë futbollist me emër, siç kanë qenë viteve të fundit Leo Messi, Andres Iniesta, Xavi Hernandez e shumë të tjerë. Fëmijët e dy lojtarëve të Barcelonës, Leo Messit e Luis Suarezit, që janë bërë të pandashëm, luajnë tashmë në “La Masia”. Gjatë ditës së djeshme, dy lojtarët e katalanasve ishin të pranishëm në një ndeshje të tyre dhe duket se po e shijonin lojën e të vegjëlve.