Leo Messi e ka nisur mbarë vitin 2019. Sulmuesi i Barcelonës ka lënë gojëhapur bashkëlojtarët e Barcelonës duke realizuar një supergol në stërvitje. Në seancën stërvitore, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka shënuar një gol të paparë, aq sa Arturo Vidal mbeti me gojë hapur dhe nuk e besoi.