Pesë vite kaun kaluar që nga vdekja e ish-trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova, i cili u prek nga një sëmundje e rëndë, duke i marrë shumë shpejt jetën. Ish-avokati i tij, Jordi Roura ka zbuluar një prapaskenë e ditëve të fundit të jetës së Vilanovës, ku gjashtë ditë para vdekjes ishte në një mbledhje urgjente te Barcelona sepse Lionel Messi mund të largohej.
“Është e vërtetë se Messi nuk ishte i sigurt për të vijuar tek Barcelona, Vilanova mori pjesë në atë mbledhje, ata folën për orë të tëra dhe kjo është e vërtetë. Edhe pse unë nuk e di se çfarë u tha në atë mbledhje, por di që Messi vendosi të qëndrojë te Barça, fatmirësisht”, tha avokati Roura në një intervistë në Spanjë.
Rorua e përkufizoi të ndjerin Vilanova si një njeri të thjeshtë, me personalitet të madh. Sipas tij, ish-trajneri dinte të përballonte situata të rëndësishme, për këtë ai ishte special. Tek Barça pati momente të vështira, por ai i kaloi me profesionalizmin që e karakterizonte.