Barcelona ka fituar 4:1 ndaj Espanyol në “Camp Nou”. Leo Messi ka dhuruar spektakël në “Camp Nou”, ku Barcelona fitoi 4:1 ndaj Espanyol. Argjentinasi ishte më meritori që katalunasit shënuan katër gola, i cili u shënua në listën e realizuesve në minutat e fundit të ndeshjes, transmeton Gazeta Express. Golat për Barcelonën i shënuan Luis Suarez (18’ dhe 67’), Jordi Alba (69’) dhe Leo Messi (90’). Derisa golin e nderit për Espanyol e shënoi David Lopez (79’). Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka grumbulluar 34 pikë, tani tre më pak se Real Madridi, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.