Lionel Messi do të braktisë sot grumbullimin te Argjentina dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Scaloni.
Sulmuesi i Barcelonës ka ndjerë dhimbje në kockat pubike të legenit, për këtë arsye ka humbur shansin për të luajtur kundër Marokut, më 26 mars.
Nuk dihet ende sesa do zgjasë rikuperimi i tij, por mediet në Angli kanë filluar të aludojnë se ylli argjentinas mund të jetë me probleme edhe për ndeshjen ndaj Manchester United më 10 prill për Champions League.
Listët së të dëmtuarve i është bashkuar edhe Gonzalo Martinez, i cili ka pasur shqetësime në muskujt e kofshës së djathtë, edhe ky do mungojë ndaj Marokut.
Argjentina luajti një miqësore ndaj Venezuelës, në të cilin u rikthye edhe vetë Messi, por u mundën me rezultatin 3-1, teksa golin për bardhekaltrit e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.