Lionel Messi ka kërkuar nga Barcelona që të zbehin interesimin për anësorin e Arsenalit, Mesut Ozil. Mesfushori gjerman do të jetë i lirë verën e ardhshme dhe pritet largimi i tij në janar, kur edhe do të hapet afati kalimtar i dimrit.
Interesim për të ka shprehur edhe Manchester Unitedit, derisa Barcelona ishte mahnitur me formën e tij sa ishte lojtar i Real Madridit. Sipas Diario Gol, Messi është në dijeni të mungesave të Ozilit në ndeshjet e mëdha dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Barçës që të zbehin interesimin për të.
Ozil ka realizuar një gol dhe tre asistime në 10 paraqitje në Premier Ligë.