Lionel Messi u ul dje në Barcelonë. Ai e bëri atë me kënaqësinë e dhënies së një prej gëzimeve më të mëdha për futbollin në vendin e tij, Argjentinën. Ekipi i Jorge Sampaoli, i rrezikuar shumë gjatë kualifikueseve për të qenë në Kupën e Botës 2018, ia doli falë “hat trick” të Lionel Messit të jetë përkrah më të mirëve të Botës në Rusi, verën e ardhshme. Tashmë, Messi do të riluajë me Barcelonën të shtunën, në “Metropolitano Wanda”. Sot ai pritet të pushojë dhe nesër do të ushtrohet me shokët e tij për herë të parë në dy javët e fundit. Ai vjen pasi ka luajtur dy ndeshje të plota kualifikuese me kombëtaren e vendit të tij (kundër Perusë, 0-0, në Buenos Aires, dhe në fitoren 3-1 kundër Ekuadorit), kështu që ka nevojë për pak çlodhje. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e di se Atletiko Madridi do të jetë një kundërshtar shumë i komplikuar. Barcelona ka pikaverazh të plotë në La Liga. Leo, përtej lodhjes, kthehet mbrapa si një hero në Buenos Aires. Barcelona dhe Atletiko Madrid kishin 24 lojtarë (14 katalanasit dhe 10 lojtarë “colchoneros”) të angazhuar me kombëtaret e tyre. Nga këto, vetëm 10 (më pak se gjysma) përfunduan me 180 minuta nga dy ndeshjet e luajtura. Godin, Gimenez dhe Luis Suárez ishin titullarë me Uruguain, ndërsa Messi, Maskerano luajtën të plotë me Argjentinën. Tomas kishte pjesëmarrje me Ganën dhe Oblak me Slloveninë. Rakitiç (Kroaci), Umtiti dhe Digne (Francë), gjithashtu, u dalluan me ekipet e tyre kombëtare. Kilometrat e përshkuar nga lojtarët e Barcelonës (162,717) i tejkalojnë ato të Atletiko Madrid (115,597), edhe pse të shtunën, në “Metropolitano Wanda ”, do të shihet se cilët janë më të freskët nga këmbët.