Me Leo Messin gjithçka është e mundur. Ai e demonstroi përsëri këtë, të martën, kundër Eibarit. Argjentinasi realizoi një “poker” të ri, ndërsa arriti shifrën e 300 golave me fanellën e Barcelonës në “Camp Nou”, ose 519 gola në total me skuadrën katalanase në 591 ndeshje. Ai u ka shënuar 134 portierëve, të fundit serbit Marko Dmitroviç. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk ka limite apo kufij. Leo është në gjendje të fitojë një sfidë pas tjetrës. “10” e Barçës akoma grumbullon numra të mëdhenj që, sigurisht, nuk kanë qenë kurrë më shumë në botën e futbollit. Kjo është një seri e jashtëzakonshme, sepse Messi e ka sprovuar veten vit pas viti, sezon pas sezoni. Aty gjendet mrekullia prej gjeniu e argjentinasit: nuk lodhet për asgjë. Nuk qëndron dot pa shënuar, pa luajtur, pa u argëtuar me futbollin. Atje ai vazhdon duke dhënë recitale dhe duke zgjeruar legjendën e tij në çdo lojë.
Ndryshe, Me hat-trikun e së martës, Messi tashmë shton pesë “poker”-a, një në Çampions (Arsenal) dhe katër në La Liga (Valencia, Espanjol, Osasuna dhe Eibar). Ai, gjithashtu, hyri në histori duke nënshkruar 300 gola në “Kamp Nou” me fanellën e Barçës, me 519 gola në garat zyrtare (358 në La Liga). Me Messin nuk ka kufij, asnjë pengesë. Ai i tejkalon të gjitha. Ndërkoh, ai së shpejti ai do të arrijë Pujolin në ndeshjet e luajtura me ekipin e parë. Messi ka luajtur 591 ndeshje deri më tani, ndërsa kapiteni i përjetshëm arriti në 593 ndeshje me Barcelonën. Nëse ai luan në Girona dhe kundër Sporting Portugal, në Çampions, do të shkojë në 594 ndeshje kundër UD Las Palmas në “Camp Nou”, më 1 tetor. Pastaj do të ketë vetëm Çavi Hernandez përpara, me 767 ndeshje.