Richard Wiseman, psikolog britanik dhe profesor në Universitetin e Hertfordshire, për vite me radhë është duke e studiuar rolin e lumturisë në jetën tonë. Ai dëshiron të shohë se si vihet deri tek rastet dhe çfarë është ndikimi i tyre në jetën tonë. Ai filloi të hulumtojë dallimin mes njerëzve të lumtur me vetëbesim dhe atyre të palumtur. Wiseman konstatoi se njerëzit e lumtur buzëqeshnin dy herë më shumë dhe më shumë i shikojnë të tjerët në sy. Shoqërueshmëria e tyre, shpjegon Wiseman, i ndihmon ata t’i rrisin gjasat që të vërejnë raste të lumtura, sepse takohen me më shumë njerëz, lidhen më mirë dhe më mirë i mbajnë lidhjet. Njerëzit e palumtur i humbasin mundësitë, sepse janë shumë të fokusuar në kujdesin për një gjë. Ata e zhvillojnë një vizion tunelor dhe i humbasin rastet, transmeton Koha.net. Ose flasin me disa njerëz të përzgjedhur dhe nuk i përkushtohen njerëzve të tjerë interesantë.
Njerëzit e lumtur, nga ana tjetër, janë të hapur për përvoja të reja. Ata janë më të gatshëm të flasin me njerëz të rinj, të udhëtojnë në vende të reja dhe të provojnë gjëra të reja. Njerëzit e lumtur janë gjithashtu optimistë. Ata kanë shpresa pozitive, gjë që çon në profeci vetë-përmbushëse. Edhe nëse gjërat shkojnë drejt greminës, ata mund ta shohin të mirën në çdo situatë. Njerëzit e palumtur e shikojnë të njëjtën situatë dhe shohin vetëm negativitet. Jo vetëm që pritjet pozitive na ndihmojnë të bëhemi më të lumtur, por mund të na ndihmojnë të nxjerrim më shumë nga shumica e situatave të vështira.
Kur hapeni ndaj vendeve dhe rasteve të reja, praktikoni mirënjohjen dhe dilni nga rutina, ndoshta do ta kuptoni se jeni më të lumtur sesa mendoni.