Shkup, 2 nëntor – Nëse dëshironi të bëheni pilot, disa nga informatat themelore janë se mund të aplikoni para se ti mbushni 28 vjet, duhet ti kaloni testimet medicinave dhe nuk duhet të investoni asnjë denar për atë trajnim, njofton Gazeta KOHA. Që të bëheni pilot duhet të keni 180 ore fluturim dhe minimum 250 orë mësim teori. Në Maqedoni pilotët profesional trajnohen në Qendrën për trajnim të pilotëve, ndërsa trajnimi që kushton prej 40.000 deri 80.000 euro në vende të ndryshme të Evropës, në Maqedoni është falas. Interesimin e madh për këto trajnime e vërteton edhe numri i kandidatëve të paraqitur në konkursin e hapur që e ka shpallur Qendra për trajnim të pilotëve që edhe këtë vit i hap dyert për kadetët e ri potencial më 4 nëntor, të shtunën në orën 11 në Holidej In kur edhe janë caktuar testimet e para. Sipas vlerësimeve të avio kompanisë amerikane “Boing”, në botë në 20 vitet e fundit do të ketë nevojë për mbi 533.000 pilot, që është nxitje e mjaftueshme për shumë të ri që të sfidohen për këtë drejtim. Profesioni pilot është punë komplekse, përveç trajnimeve profesionale piloti duhet të dij meteorologji, mjekësi, matematikë, fizikë dhe navigacion, posaçërisht nëse fluturon në avio-komunikacion. Trajnimi zgjat 18 muaj, 350 orë teori dhe 180 orë fluturime. ‘Interesimi për këtë profesion rritet nga viti në vit. Por, pilot bëhen vetëm ata që i plotësojnë të gjitha kriteret. Në një gjeneratë mund të trajnojmë deri 10 kandidatë. Kushtet për djemtë dhe vajzat e interesuara janë të njëjta, të kenë të kryer arsim të lartë, ti kalojnë testimet, të jenë në gjendje fizike dhe shëndetësore të mirë dhe testimin e anglishtes ta kalojnë me notë minimum 3”, ka thënë Borçe Manev, instruktor për fluturime në Qendrën për trajnim të pilotëve. Më shumë informata rreth trajnimeve në këtë link.