Cristiano Ronaldo nuk ka lëndim të lehtë ashtu siç deklaroi ai vetë. Ylli portugez do të jetë jashtë fushave për tre ndeshje të Serie A, për shkak të një tërheqje të lehtë muskulore në kofshën e djathtë dhe për pasojë do të humbë përballjen e madhe kundër Milanit në Serie A. Përveç ndeshjes me ‘Rossonerët’, Ronaldo nuk do paraqitet ndaj Empolit dhe Cagliarit, bën të ditur Periskopi, transmeton gazeta Koha.
Lëndimi i 34-vjeçarit do të zgjatë rreth 15 ditë deri në rikuperim të plotë. Ende është në dyshim prezenca e tij për duelin e parë ndaj Ajax Amsterdam, që luhet në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Tani kampi i Juventusit po lutet për shërimin e tij.