Pas akordit zyrtar të sulmuesit belg Lukaku me Interit, drejtuesit e Mançester Junajtid nuk kanë humbur kohë duke gjetur menjëherë pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për sulmuesit e Atletiko Bilbaos, Inaki Uilliams. Mediat britanike raportojnë se palët kanë arritur akordin, teksa “djajtë e kuq”, do të paguajnë plot 88 milionë euro në arkat e klubit spanjoll për futbollistin 25-vjeçar.
Marrëveshja pritet të mbyllet ditën e nesërme. Uilliams numëron plot 157 prezenca me fanellën e Bilbaos, teksa ka arritur të shënojë 33 gola. Drejtuesit e Junajtid e shikojnë sulmuesin e lindur në Spanjë, si zëvendësuesin ideal të Lukakut.