Një gol i bukur i Cristiano Ronaldos i solli fitoren Juventusit në udhëtim te Sampdoria të mërkurën mbrëma, për të marrë kreun në Serie A. Ylli portugez tregoi atletizëm super njerëzor, duke kërcyer 2.56 metra, për të shënuar me kokë në portën e vendasve.
“Jam shumë i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje shumë e mirë. Sampdoria luajti shumë mirë. Ekipi kishte një qëndrim të mirë”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha.
Ronaldo te momenti i golit pati shkëputje nga toka prej 71 centimetrave. 34 vjeçari këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në Serie A