Ylli i Real Madridit, Cirstiano Ronaldo pritet të bëhet baba për herë të katërt. Portugez dhe Georgina Rodriguez do të bëhen prindër të një vajze. 23 vjeçarja ka publikuar një video në Istagram teksa mëson salsan dhe ishte mësuesi i këtij vëllazimi që komentoi duke zbuluar gjininë. Natyrisht, komenti menjëherë është fshirë dhe është neutralizuar, në mënyrë që të mos spekulojnë mediat. Megjithatë, kjo gjë nuk i ka ikur tabloideve.
“Është kënaqësi që ua mësoj vallëzimin salsa. Jam i lumtur për mënyrën se si po i bëni gjërat tani. Vajza e vogël që po e mbanë brenda do të jetë një balerinë e madhe”, ishte komenti nga mësuesi i saj në videon e postuar mirëpo ky koment pasi disa orësh është fshirë.