Mundësi i ekipit Kombëtar 17-vjeçari Leonardo Frrokaj pësoi një dëmtim të rëndë në Kampionatin Ballkanik të të rinjve. Frrokaj dëmtoi vertebrat e shtyllës kurrizore duke mbetur pa ndjenja në tapet. Ai u dërgua menjëherë me helikopter në Slloveni, ku mësohet se po merr trajnimet mjekësore nën kujdesin e mjekëve.
Ka qenë Sekretari i Federatës Shqiptare të Mundjes, Çim Spahiu që në një prononcim për “TeleSport” foli për gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit.
“Gjatë ndeshjes ka bërë një kapje që i ka kushtuar dëmtimin, në kolonë. Vertebra e dytë dhe e tretë kanë pasur një spostim. Në këto kushte është ndërprerë ndeshja dhe ai gjendet në spital tani. Është në gjendje të rëndë, por e ka kaluar rrezikun për jetën. Martin Biba, Presidenti ka qenë prezent atje, ka qenë prezent dhe babai i djalit. Ky është Kampionati Ballkanik për Kadet. Leonardo ka fituar ndeshjen e parë dhe të dytën dhe zhvillonte ndeshjen e tretë, në këto kushte u dëmtua. Situata është jashtë rrezikut sipas mjekëve.