Real Madridi i kishte ofruar Robert Lewandowskit një kontratë që përfshinte edhe disa detaje mjaft të çuditshme në vitin 2013. Pasi që ishte dëshmuar si golashënues me Borussia Dortmundin, sulmuesi polak kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane. Real Madridi i kishte ofruar një kontratë shtatë-vjeçare dhe një pagë prej 9.6 milionë eurosh në vit, derisa përfshihej edhe një bonus prej 10.96 milionë eurosh, shumë të cilën do ta merrte në shkurtin pasues. Në këtë kontratë ishin përfshirë edhe disa detaje të çuditshme. Ai nuk to të ishte një gjendje të hipte në një motoçikletë apo motor uji, e as nuk do të mund të fluturonte me paragllajdë dhe të ngjitej në shkëmbinj. Sidoqoftë, në fund reprezentuesi polak vendosi t’i bashkohej Bayern Munichut si lojtar i lirë.