Shkup, 28 qershor – Janë mësuar terminët e të gjitha ndeshjeve të xhiros së parë në Ligën e Europës. Takimet e para do të luhet me 11 korrik ndërsa ata kthyese me 18 korrik. Maqedoninë e Veriut në këtë kompeticion do ta prezantojnë, FC Shkupi, Akademija Pandev dhe Makedonija GJ.P. Skuadra e Shkupit përballjen e parë do ta zhvilloj si mysafire, ku do të luaj me ekipin armen Pjunik, ndërsa takimi do të nis me fillim prej ora 15:30. Akademija Pandev ndeshjen e parë do të jetë nikoqire ku me fillim prej ora 19 në stadiumin “Todor Proevski”, do të pret Zhrinjskin nga BeH. Ndërkaq, Makedonija GJ.P ashtu si Shkupi ndeshjen e parë do ta luaj si mysafire ndaj skuadrës armene Alashkert. Takimi do të nis në ora 17:00. Një javë më pas në program do të jenë takimet kthyese. Ekipi i FC Shkupit ndeshjen e kthyese do ta zhvilloj në stadiumin “Todor Proevski”, më fillim prej ora 20:30, Makedonija GJ.P në fushën e FFM-së, me fillim prej ora 16:30 do të pret armenët e Alashkert. Ekipi i Akademija Pandev në përballejn kthyese ndaj Zhrinjski do ta luaj në qytetin e Mostar me fillim praj ora 19. (F.N)